Telegrafi

Pilula ‘3 në 1’ për të infektuarit nga HIV-i

Kombinimi i ilaçeve antiretrovirale (ARV) ‘3 në l’ është siguruar me një çmim tejet të lirë dhe do t’i kushtojë shtetit 89 randë (tetë euro) për pacient në muaj.

"Tani jemi shteti, në të cilin ilaçet ARV janë më të lirat në botë", ka thënë ministri i Shëndetësisë i Afrikës Jugore, Aaron Motsoaledi, duke shtuar që falë kësaj mund të rritet numri i banorëve të shtetit të tij, të cilët do të mund ta përdorin tera pinë.

Prej 5.6 milionë banorëve të infektuar me HIV në Afrikën Jugore tani në terapi me ilaçe ARV janë 1.9 milion, që paraqet edhe numrin më të madh në mesin e shteteve të botës.

Pilulën e re së pari do të mund ta përdorin shtatzënat e infektuara dhe nënat që ushqejnë foshnjat me gji, të infektuarit që vuajnë edhe nga tuberkulozi, si dhe personat e sapoinfektuar. /Telegrafi/