Telegrafi

Piloti i ushtrisë belge bie nga helikopteri në mënyrë misterioze (Foto)

Në pjesën lindore të Belgjikës, qindra policë janë duke kontrolluar këtë zonë, ku ka rënë një pilot nga helikopteri ushtarak gjatë një panairi të fluturakeve, shkruan BBC.

Tre ushtarë kanë arritur që me ndihmën e parashutave të kërcejnë nga helikopteri i tipit “Agusta A-109”, kurse piloti dhe ndihmësi i tij nuk kishin parashuta, transmeton Telegrafi.

Ndihmës piloti i kishte ndihmuar tre ushtarëve të kërcejnë nga helikopteri, por kur ktheu kokën brenda vërejti se karrigia e pilotit ishte e zbrazët dhe se dera e tij ishte hapur.

Më pas, ndihmës piloti është detyruar të marr në dorë timonin dhe ta zbresë sigurt helikopterin në tokë.

Ky panair i fluturakeve të ndryshme është mbajtur në Amay, kurse rrëzimi i pilotit mbetet mister. /Telegrafi/