Telegrafi

Piloti tajlandez sakrifikon veten, largohet nga zona e banimit që të mos ketë viktima – kalimtari i rastit filmon momentin tragjik  

Ky është momenti dramatik kur piloti i një aeroplani bën gjithçka që t’ia ndërroj drejtimin fluturakes dhe ta sakrifikoj vetën, vetëm dhe vetëm që të mos përfundojë mbi shtëpi dhe t’ua shpëtojë jetën dhjetëra qytetarëve.

Shefi i eskadrilës Naruepol Lueadkusol në Chiang Mai në veri të Tajlandës, po trajnonte një pilot të ri me aeroplani ushtarak Aero L-39 Albatros, transmeton Telegrafi.

Por në gjysmë të rrugëtimit, njëra nga motorët u ndal, megjithatë Naurepol u mundua sërish ta vë në funksion, por pa ndonjë sukses.

Menjëherë kërkoi ndihmë nga kulla dhe u bë gati për ulje emergjente, e duke parë se nuk kishte gjasa të prekë tokën pa shkaktuar dëme e viktima, vendosi të largohet nga zona e banuar dhe të vazhdojë drejt maleve.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit ka mbetur i vdekur në vend, pasi që edhe katapultimi nuk i kishte shkuar sipas planit, e piloti i dytë ka shpëtuar.

Videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga një veturë rreth orës 4, dhe tregon momentin se si aeroplani përplaset në mal në zonën e Sarapit.

I mbijetuari Tanavat Kunkuntod, ka deklaruar se si profesori i tij është munduar ta largoj aeroplanin nga qytetit me qëllim që të mos ketë viktima. /Telegrafi/