Telegrafi

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti i një aviokompanie pretendon se ka parë dy UFO duke fluturuar afër njëri-tjetrit, në një lartësi prej 10 mijë metrash mbi Oqeanin Atlantik.

Piloti i A320 Frontier ka hasur në objektet fluturuese derisa ishte në kabinën e aeroplanit, dhe ka shpërndarë videon në Reddit gjatë të hënës, transmeton Telegrafi.

Ai pretendon se UFO-t lëviznin me shpejtësi “jashtëzakonisht të madhe” duke qëndruar në qiell.

Në postime të ndara, piloti me nofkën thtflyingguy, ka zbuluar se po fluturonte mbi aeroportin ndërkombëtar Grand Bahamas në Freeport kur pa objektet e paidentifikuara fluturuese.

“Shohim satelitë të njëjtën kohë dhe mënyra sesi këto lëviznin nuk ishin satelitë”, tha ai. /Telegrafi/

UAP spotted at 35,000 feet
byu/thtflyingguy inUFOs