Telegrafi

Piloti: Nuk jam i kualifikuar të aterroj

Piloti e mori vendimin pasi që mjegulla e dendur ia zvogëloi dukshmërinë në 700 metra në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, dhe u ka thënë udhëtarëve se nuk ishte i trajnuar sa duhet për të aterruar aeroplanin në kushte të tilla.

Prandaj, ai fluturoi 300 milja prapa në aeroportin e Cardiff, edhe pse ishte nisur vetëm pak orë më parë.

Udhëtarja 29-vjeçare, Cassandra Grant, e cila pagoi 220 funte për biletën e kompanisë Flybe, tha: "Jemi njëzet minuta larg Parisit, ka thënë kapiteni, ‘Ata janë duke kërkuar nivelin e dytë të kualifikimit dhe unë e kam vetëm nivelin e pestë. Na duhet të kthehemi mbrapsht?’.

Kompania ajrore Flybe i qëndroi prapa pilotit të vet, i cili ka përvojë mbi 30-vjeçare.

Përderisa Autoriteti i Aviacionit Civil ka shtuar: “Ai ka bërë gjënë e duhur. Nëse do të aterronte në Paris ai do të mund të arrestohej. Kjo punë nuk është sikur të vozitësh një automjet me të cilin mund të ndalesh dhe të shikosh në ndonjë doracak".