Telegrafi

Piloti kroat manovroi dronin me shumë precizitet nëpër strukturën me shufra metalike (Video)

Denis Merglic është piloti kroat me aftësitë e mahnitshme, që e manovroi një dron nëpër strukturën me shufra metalike.

Fluturaken e vogël ai e kaloi me shumë sukses, nëpër isntalacionin e vendosur në një park të Kroacisë, pa e prekur askund, transmeton Telegrafi.

Aftësitë e tij u pëlqyen shumë në rrjetet sociale, duke kërkuar instruksione se si arriti ta manovronte me aq precizitet.

Në anën tjetër, ai premtoi realizime tjera me dron, por jo edhe format e manovrimit që iu kërkuan prej shikuesve. /Telegrafi/