Aeroplani është ngritur me sukses nga një aeroport i Mançesterit të Anglisë edhe pse erërat e fuqishme prej mbi 80 kilometrave të orë, ia lëkundnin krahët vazhdimisht.
Të pranishmit kanë mbetur të hutuar, se si Airbus A380 lëvizte me vështirësi, por megjithatë u largua prej pistës, transmeton Telegrafi.
Fluturimi i suksesshëm dhe shmangia e ndonjë aksidenti, është krejtësisht meritë e pilotit, që duket se ka eksperiencë të madhe.
Në anën tjetër, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, shumë fluturime janë anuluar, deri në përmirësimin e motit. /Telegrafi/