Telegrafi

Piloti kosovar konkuron për bursë fluturimi përmes Facebook

Fotoja më e mire, që zgjedhet përmes numrit më të madh të votave si dhe nga juria e Breitling, e cila përbëhet nga të famshmit Theodore Schneider, John Travolta, Brian Jones, Jacques Bothelin, Katsuhiko Tokunaga dhe Tony Velocci, fiton një bursë trajnimi për pilot me aeroplan me një motor në vlerë prej afro 18.000 dollarësh amerikan.

Ndër pretendentët kryesor për të fituar bursën e fluturimit është edhe një pilot shqiptar nga Kosova. 22 vjeçari Veton Breznica është piloti i parë i aeroplanëve pa motor (Glider Pilot) nga Kosova, i trajnuar me Kadetët Ajror të Forcës Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Tani, për të fituar këtë bursë përmes Facebook Vetoni ka nevojë për sa më shumë vota për pesë fotot e tij konkurruese.
Andaj, ta votojmë dhe ta ndihmojmë atë të fitojë këtë bursë dhe të mburremi me pilotin tonë! E gjitha që duhet të bëni është të ndani pakëz kohë nga jeta juaj dhe të votoni përmes këtyre 4 hapave:

1. Like këtë faqe: http://www.facebook.com/Breitling
2. Klikoni linkun: http://www.breitling.com/contest/vote.php?u=100001664739601
3. Klikoni Allow.
4. VOTE NOW për pesë fotot e Veton Breznicës.

Në vitin 2009 Veton Breznica u shpall kampion botëror virtual i Red Bull Air Race World Series. /Telegrafi/