Një pilot kinez ka marrë një shpërblim prej 440 mijë dollarë nga “China Eastern Airlines”, kompani kjo ku punon ai.
Shpërblimi erdhi pas kësaj manovre spektakolare që ai bëri.
Piloti He Chao ishte duke u ngritur në ajër kur një aeroplan tjetër i preu rrugën.
Chao arriti të ngrihej shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar, duke shpëtuar jetën e tij dhe 439 pasagjerëve të tjerë, transmeton tema.
Video është filmuar në tetor në aeroportin e Shangait.