Një video që është duke qarkulluar në masë të madhe në rrjetet sociale, shfaqin momentin kur një aeroplan gjigant i tipit Boeing 777 dështon të aterrojë në pistë, për shkak të erërave të forta që vazhdimisht e shtynin anash sikur të ishte një lodër.
Videoja është filmuar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, ku piloti i aeroplanit pasi dështon ta ulë aeroplanin në pistë, vendosë të vazhdojë rrugëtimin për të shmangur një tragjedi të mundshme, transmeton Telegrafi.
Aeroplani gjigant që ka kapacitet të bartë 396 pasagjerë, derisa tenton të aterrojë në pistë pengohet nga erërat e forta të cilat e shtynin anash sikur të ishte një lodër për fëmijë.
Raportohet se 10 minuta më vonë aeroplani ka arritur të aterrojë në pistë, pasi piloti e kuptoi se erërat e forta ishin ndalur dhe se kishte mundësi të ulej. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GKr_V9W94wY