Telegrafi

Piloti amerikan vret gruan dhe dy fëmijët e tij, pastaj edhe veten (Foto/Video)

Një pilot 29-vjeçar i vendosur në Bazën Lewis-McChord në Uashington, vrau gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël, përpara se të kryente vetëvrasje, kanë thënë autoritetet e policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, para se të vriste veten në një shtëpi në zonën e Frederickson, në lindje të bazës, ai ka telefonuar 911 të hënën herët në mëngjes dhe u ka thënë se kishte vrarë gruan e tij 33-vjeçare, vajzën 4-vjeçare dhe djalin 2-vjeçar.

Viktimat u identifikuan si Samantha Field dhe fëmijët e çiftit, Ava dhe Ashen, sipas zyrës së ekzaminuesit mjekësor të qarkut.

Departamenti i Sherifit tha se informacionet e hershme nga hetuesit ushtarakë sugjeruan se i dyshuari ishte kohët e fundit i dëshpëruar për një divorc në pritje.

Gjithsesi, Departamenti nuk ishte thirrur kurrë në shtëpi më parë dhe nuk kishte asnjë shenjë të një historie të dhunës në familje. /Telegrafi/