Një pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së u hodh i sigurt, përpara se aeroplani i tij luftarak F-16 të rrëzohej në det në brigjet e Koresë së Jugut.
Ngjarja ndodhi gjatë një fluturimi rutinë stërvitor nga baza ajrore Kunsan, pranë qytetit jugperëndimor Gunsan, dhe u konfirmua nga zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Piloti u gjet nga roja bregdetare e Koresë së Jugut dhe ishte “në gjendje të qëndrueshme”, sipas një deklarate nga Krahu i 8-të luftarak i SHBA-së.
Krahu i 8-të luftarak ka njoftuar se shkaku i emergjencës gjatë fluturimit është nën hetim.
“Ne jemi mirënjohës për kthimin e sigurt të aeroplanit nga aleatët tanë ROK, dhe që piloti është në gjendje të mirë”, tha në një deklaratë koloneli Matthew C Gaetke, komandanti i Krahut të 8 luftarak, duke iu referuar Republikës së Koresë së Jugut.
Kjo ngjarje vjen pas rrëzimit të një aeroplani Osprey të Forcave Ajrore të SHBA-së në jug të Japonisë me 29 nëntor, gjatë një misioni stërvitor, ku humbën jetën tetë persona. /Telegrafi/