Kjo fotografi e mahnitshme është shkrepur në momentin kur piloti nga Oxfordshire i Anglisë po fluturonte me kokë poshtë.
Nigel Lamb ka qenë duke bërë ushtrime, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për garën Red Bull Air Race që zhvillohet në Ascot, transmeton Telegrafi.
Imazhi e tregon pilotin 59-vjeçar të kthyer së prapthi, teksa bënte lakore në ajër me fluturaken MXS-R.
Në këtë mënyrë, Lamb po përgatitet që të jetë sa më në formë, për të konkurruar me pilotët tjerë që lëvizin në shpejtësi deri në 370 km/h.
Ndryshe, para dy vitesh ai është shpallur kampion garave Red Bull në vitin 2014. /Telegrafi/