Site icon Telegrafi

“Piloti i aeroplanit Cesna fillimisht ka kërkuar aterrim në Shkup, më pas ka ndërruar mendje”

Nga Komiteti për aksidente ajrore dhe incidenteve nëpërmjet një konference dhanë detaje për aksidentin e ndodhur, ku konfirmuan vdekjen e katër shtetasve bullgar.

Nga ky komitet thanë se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Aeroplani është rrëzuar në kushte të këqija ku ka shumë borë dhe se atë ditë kur është rrënuar aeroplani nuk është mundur të shkohet në vendngjarje, por gjatë ditës së nesërme kanë qenë të gjitha institucionet kompetente në vendngjarje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu MPB publikon pamje nga vendi ku u rrëzua aeroplani “Cesna” (Foto/Video)

“Sot morëm vendim për formimin e komisionit, për hetimin e aksidentit ajror”, tha Zoran Ilievski nga ky komitet duke shtuar se do të vinë dy hetues nga Bullgaria për ta parë rrjedhën e hetimeve dhe se kjo është e paraparë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit.

Ai shtoi se në 30 ditët e hetimit duhet të dihen arsyet e rrënimit të aeroplanit dhe se pilotit të avioni i është dhënë leje për aterrim tek Aeroporti i Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version