Telegrafi

Pilotët sirianë ishin katapultuar nga aeroplani i përfshirë nga zjarri, atë e kishin rrëzuar forcat turke – publikohen pamjet e reja të këtij momenti

Dy pilotët sirianë ishin katapultuar nga aeroplani pasi ishin goditur nga forcat turke në provincën siriane Idlib, kurse rrëzimi i aeroplanit të përfshirë nga flaka si dhe pilotët që bien në tokë me parashuta është filmuar dhe publikuar në internet.

Aeroplani ishte rrëzuar të dielën, kurse në video shihet se si aeroplani sirian i përfshirë nga zjarri bie në tokë. Në video shihen edhe dy parashuta të bardha, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në afërsi të Kana Asubula në Idlib, territor ky i çliruar së fundmi nga ushtria siriane. Në anën tjetër Ankaraja zyrtare ka dërguar trupa shtesë në Idlib, pasi forcat siriane të Assadit në një sulm ajror vranë 34 ushtarë turq.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që ngjan me skenat e filmave aksion të Hollyëood-it. /Telegrafi/