Telegrafi

Pilotët e Lufthansas suspendojnë grevën

Pilotët të cilët punonin në Lufthansa, Lufthansa Cargo dhe Germanwings hynë në grevë për shkak të sigurisë në punë dhe çështjeve të pagesave.
Nuk do të ketë veprime të mëtejshme deri të paktën më 9 mars, njoftoi Sindikata.

Një zëdhënës i Sindikatës shtoi se të dy palët kanë arritur një marrëveshje, pasi shqyrtimit dyorësh të çështjes në Gjykatën Industriale të Frankfurtit.

Megjithatë, greva tashmë u ka shkaktuar vështirësi rreth 10 000 pasagjerëve në gjithë botën, duke u përpjekur të gjejnë ndonjë alternativë me kompanitë tjera për udhëtim.