Telegrafi

Pilotët e Lufthansa në grevë katërditëshe

Krahas kërkesës për rritjen e pagave për 6,4 për qind, pilotët druajnë se kompania mund të ridedikojë një pjesë të vendeve të punës te kompanitë e veta simotra si “Austrial Airlines” dhe “Lufthansa Italia”, ku pagat janë më të vogla.

Shtefan Lauer nga Drejtoria e kompanisë konfirmoi se “Lufthansa” mund të garantojë për vendet e punës e punëtorëve deri në vitin 2012 apo deri në vitin 2013 dhe 2014, nëse nuk kërkohet rritje e pagave.

Në grevën katërditëshe marrin pjesë 4.000 pilotë dhe pritet që ajo të shkaktojë dëm prej 100 milionë eurove, duke mos marrë parasysh me këtë rast humbjet nga biletat e pashitura dhe dëmtimin e autoritetit.

Për shkak të grevës, sot në mëngjes janë anulluar dy të tretat e fluturimeve, gjegjësisht 1.200 prej gjithsej 1.800 fluturimeve që i realizon kompania brenda ditës.