Site icon Telegrafi

​Pilotët e FSK-së zhvillojnë shkathtësi në pilotim për reagim ndaj krizave dhe emergjencave nga ajri

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po zhvillojnë shkathtësitë teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale. Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri”, shkruan Mehaj.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor. Forca djem! Vazhdojmë me sukseset e reja”, përfundon Mehaj.

Exit mobile version