Site icon Telegrafi

Pilingu medicional/kimik – pamje e re e fytyrës

Dr. med. Nijazi Ahmeti
Dermatovenerologist / Botox & Fillers Practitioner
Certified LPG Trainer /Certified Laser Specialist
“Dermatologjia”, “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”
(Përballë AAK-së), Prishtinë
tel. 044 53 00 53, 049 53 00 53

Sa më i thellë të jetë pilingu, aq më shumë indi nënlëkuror (dermis) do të stimulohet për prodhimin e substancave (acidi hijalurinik, elastin, kolagjen) të cilat lëkurës i sigurojnë hidratim, fortësi, elasticitet Në varshmëri nga thellësia e veprimit, dallojmë tri lloje të pilingut: sipërfaqësor, i mesëm dhe i thellë. Thellësia e veprimit varet nga produktet kimike që përdorim, koncentrimi si dhe numri i trajtimeve që aplikohen.

Pilingu medicional/kimik heq rrudhat e imëta dhe pjesërisht rrudhat sipërfaqësore; përmirëson pamjen e një lëkure të dëmtuar nga dielli; ndihmon në trajtimin e akneve; ndihmon në korrigjimin e problemeve të pigmentit; heq njollat nga shtatzënia ose rrezatimi diellor; i jep lëkurës njëtrajtësi në ngjyrë dhe lëmueshmëri, elasticitet; rigjeneron lëkurën.

Përmirësimi nga pilingu kimik mund të jetë shumë i dukshëm që në fillim. Shikohet një lëkurë më e shëndetshme dhe me shkëlqim. Me vazhdimin e trajtimeve fitohet në vazhdimësi një përmirësim i përbërjes së lëkurës. Këto trajtime japin efekte që zgjasin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version