Site icon Telegrafi

Pilingu me pemë

Pilingu nga pemët e freskëta është i pasur me thartira, të cilat butësisht largojnë qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe ia kthejnë shkëlqimin dhe freskinë fytyrës.

Në miks përzihen: një filxhan copa ananasi të prerë dhe një filxhan kivi të prerë. Shtohet një lugë mjaltë dhe miksohet derisa të bëhet një masë e njëllojtë.

Ky piling vihet në fytyrë dhe në qafë, duke iu shmangur pjesës rreth syve. Mbahet 5 deri 10 minuta, pastaj fytyra lahet me ujë të vakët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version