Site icon Telegrafi

Pilingu i lehtë

Acidi glikolik kthen në luspa qelizat e vdekura të lëkurës, duke i larguar dhe duke hapur një shtresë të re lëkure, që nuk e ka provuar veprimin e jashtëm, prandaj ka ngjyrë dhe strukturë më uniforme. Ky piling është një procedurë e përhapur salloni, e cila nuk të shqetëson (përveç pacientëve me lëkurë tepër të ndjeshme).

Pas pilingut, pigmentimi nga dielli zbehet, lëkura duket e shndritshme, transmeton Telegrafi. Pilingu i lehtë sipërfaqësor i kthen në luspa edhe "susakët", por nuk të ndihmon për të shpëtuar nga shenjat e rrudhat e vogla; për këto duhet përdorur piling me koncentrim të mesëm.

Gjatë muajit të parë pas pilingut të lehtë, lëkura mbetet e lëmuar dhe e lagësht kur e prek. Po t’i bësh procedurat çdo muaj gjatë gjysmë viti, lëkura bëhet më elastike (stimulohet prodhimi i kolagenit). /Telegrafi/
 

Exit mobile version