Telegrafi

“Piling” për buzët

Para se të dilni nga shtëpia, buzët lyeni me balsam. Gjithmonë duhet t’i mbani me vete në çantë, mirëpo mos e teproni. Përmbajuni rregullave mesatare.

Krahas “pilingut” të trupit, mund t’u bëni “piling” edhe buzëve. Merreni një brushë të përdorur të dhëmbëve dhe butësisht me lëvizje rrethore hiqni shtresën e qelizave të vdekura nga buzët, ose së paku mund ta bëni vetë përzierjen nga mjalti.

Një gjysmë luge të supës me sheqer përzieni me të njëjtën sasi të mjaltit. Me gisht qiteni në buzë të thata (sepse sheqeri mund të shkrihet dhe kështu nuk do të arrini asgjë) dhe butësisht fërkojini në mënyrë rrethore rreth 15 sekonda.

Përzierjen butësisht fshijeni me peshqir të njomur pambuku. /Telegrafi/