Përbërësit:
* ¼ kg domate të prera
* 1 kuti me midhje
* ½ filxhan me qepë të grira
* 1 thelb hudhër i grirë
* 1 filxhan kafe oriz
* 1/3 gotë verë të bardhë
* 1 gjethe dafine e shtypur
* 1 lugë kafe kripë
* 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
* 3 lugë gjelle vaj
* 2- 3 filxhan çaji ujë
Përgatitja:
Kullojini midhjet dhe lërini mënjanë me domatet. Skuqni qepët dhe hudhrat, derisa të zverdhen. Më pas hidhni domatet, orizin, dafinën, kripën dhe vërini të ziejnë.
Pasi të kenë zierë hiqini nga zjarri dhe hidhni midhjet. Mbulojini dhe lërini ashtu për 5 – 8 min deri sa orizi të jetë zier dhe midhjet gjithashtu.
Hidhini përsipër majdanoz. /Telegrafi/