Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t’i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.
Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.