Site icon Telegrafi

Pikturon Putinin e han dajak më pas

Shednov, i njohur edhe Shurik, ka thënë se piktura në të cilën Vladimir Putin shfaqet në një fustan të zi të ngushtë me prerje të thellë, flokë të gjata të valëzuara dhe vathë në formë rrethi është forma e tij e protestës nga kryeministrit, i cili mban qëndrimin e një burri të fortë.

Në këndin e lartë të majtë të pikturës, Shednov ka vendosur si deklaratë të Putinit: "E, po nuk e di, mandati i tretë presidencial? Megjithatë kjo është pak e tepërt, por, në anën tjetër, e treta e vërteta", derisa pikturën ka pasur për qëllim ta ekspozojë në ndërtesën e kuvendit komunal në qytetin e tij të lindjes Voronezh në ditën e festimit të pavarësisë ruse.

Prej krejt kësaj i ka shkuar për dore që në vizitë “të thërrasë” pjesëtarët e Shërbimit Federal për Siguri, trashëguesit e KGB-së famëkeqe, të cilët e kanë marrë në pyetje për shtatë orë rresht duke i dhënë kritika edhe dajak në të njëjtën kohë.

Piktori i pafat tani e kërcënon padia për sjellje të pahijshme.

Kritikët e regjimit rus për shkak të këtij rasti tërheqin vërejtjen se bëhet fjalë edhe për një dëshmi se në Rusi nuk ka liri të shprehjes.

Exit mobile version