Site icon Telegrafi

Pikturën e blerë për 2.99 dollarë e shiti në ankand për 2875 dollarë

Një grua nga Ohio bleu një pikturë për 2.99 dollarë në një dyqan të mallrave të përdorura, e cila përfundoi duke u shitur në ankand për 2875 dollarë pasi u zbulua se ishte një vepër e Johann Berthelsen.

Banorja e Dayton, Marissa Alcorn, tha se ajo dhe i fejuari i saj ndaluan në një dyqan të Goodwill pas darkës dhe po përgatiteshin të largoheshin kur ajo vuri re një kornizë interesante mbi një karrocë që një punonjës i dyqanit sapo kishte sjellë nga magazina.

Alcorn i tha televizionit WDTN se mendoi se ishte një “pikturë e tmerrshme”, por vendosi ta blinte sepse kushtonte vetëm 2.99 dollarë.

Dayton photog finds unique work of art while thrifting

Ajo tha se po e vendoste pikturën në veturë kur diçka i tërhoqi vëmendjen.

“Ishte një pllakë e vogël në fund të kornizës. Nga kureshtja, kërkova emrin dhe zbulova se ishte Johann Berthelsen”, tha Alcorn.

Berthelsen, impresionist i njohur amerikan, vdiq në vitin 1972. Veprat shpesh i shiten për mijëra dollarë.

“Mendimi im i parë ishte: ‘Kjo nuk është e vërtetë. Me siguri është një falsifikim”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version