Telegrafi

Piktura e Pikaso-s që u gjet së fundmi, rrëshqet në tokë kur u prezantua në një konferencë shtypi

Piktura e vjedhur e Pablo Pikaso-s e cila u gjet së fundmi pas një periudhe nëntëvjeçare, ra në tokë, kur u prezantua para një konference shtypi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vepra e Pikaso-s, “Koka e një Gruaje” ishte vjedhur në Galerinë Kombëtare të Greqisë në vitin 2012, së bashku me veprën “Stammer Windmill” të Piet Mondrian.

Veprat e gjetura po shfaqesin në një konferencë shtypi të martën, kur ndodhi incidenti me pikturën e Pikaso-s.

Ndryshe, policia thotë se një ndërtues 49-vjeçar u arrestua për vjedhjen e dy pikturave.

Fillimisht, për bastisjen në Galerinë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, u fajësuan dy hajdutë.

Veprat e artit u hoqën nga kornizat e tyre në bastisjen e hershme në mëngjes, derisa iu deshën vetëm shtatë minuta për t’u vjedhur. /Telegrafi/