Piktura e vjedhur e Pablo Pikaso-s e cila u gjet së fundmi pas një periudhe nëntëvjeçare, ra në tokë, kur u prezantua para një konference shtypi.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vepra e Pikaso-s, “Koka e një Gruaje” ishte vjedhur në Galerinë Kombëtare të Greqisë në vitin 2012, së bashku me veprën “Stammer Windmill” të Piet Mondrian.
Veprat e gjetura po shfaqesin në një konferencë shtypi të martën, kur ndodhi incidenti me pikturën e Pikaso-s.
Ndryshe, policia thotë se një ndërtues 49-vjeçar u arrestua për vjedhjen e dy pikturave.
Fillimisht, për bastisjen në Galerinë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, u fajësuan dy hajdutë.
Veprat e artit u hoqën nga kornizat e tyre në bastisjen e hershme në mëngjes, derisa iu deshën vetëm shtatë minuta për t’u vjedhur. /Telegrafi/