Piktura, për të cilën besohet se është vepër e Pablo Picassos, është konfiskuar në lindje të Turqisë.
Policia turke njoftoi në qytetin Erzurum, piktura arriti nga provinca lindore turke Van dhe se trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë.
Hetimi paraprak ka vërtetuar se portreti i burrit të ri të buzëqeshur, mban firmën e Picassos nga viti 1939.
Në anën e prapme të pikturës gjenden informacione dhe vula që vërtetojnë se piktura i takon piktorit të madh.
Po ashtu në aksion u konfiskuan edhe tri letra hieroglifike të egjiptianëve të vjetër.