Site icon Telegrafi

Piktura e fshehur e van Goghut shitet për më shumë se 13 milionë euro

Një pikturë nga Vincent van Gogh, iu shfaq publikut pasi mbahej e fshehur në koleksionin privat të një familjeje franceze për më shumë se një shekull. Piktura u shit në ankand të enjten për 13.1 milionë euro.

“Skena e rrugës në Montmartre” u pikturua në pranverën e vitit 1887, tre vjet para se mjeshtri holandez të bënte vetëvrasje.

Piktura e Van Goghut tregon parisianët që ecin në një peizazh rural dhe të rrallë në Montmartre, një lagje historike që sot është një nga destinacionet më të njohura të qytetit.

“Në momentin kur pamë pikturën për herë të parë u magjepsëm menjëherë”, thanë Claudia Mercier dhe Fabien Mirabaud nga shtëpia e ankandeve parisiene Mirabaud Mercier, të cilët zbuluan veprën.

Piktura ofron një pamje të fundit të shekullit XIX, kur mullinjtë e vjetruar u bënë atraksione turistike dhe vende të kohës së lirë ku parisianët takoheshin për të pirë, vallëzuar dhe pushuar.

“Shumë pak piktura nga Periudha Montmartre e Van Goghut mbeten në duar private, me pjesën më të madhe të serive tani të mbajtura në koleksione prestigjioze të muzeut në të gjithë botën”, thanë Aurélie Vandevoorde dhe Etienne Hellman, udhëheqës të Sotheby’s France. “Shfaqja në treg e një vepre të këtij kalibri është padyshim një ngjarje madhore dhe me të vërtetë mundësie madhe si për koleksionistët ashtu edhe për tregun e artit.” /CNN/

 

 

Exit mobile version