Site icon Telegrafi

Piktura e fshehur e Picassos

Një pikturë e piktorit spanjoll Pablo Picasso është shitur, pasi mbahej në dollap prej 50 vitesh, në një shtëpi në Maine të ShBA-së.

Sipas mediave lokale, galeria me bazë në Masaçuset, “John McInnis Auctioneers”, konfirmoi se piktura “Le Tricorne” ishte shitur të shtunën.

Piktura me përmasa 40 me 40 centimetra, ka nënshkrimin e datës 1919. Shoqata Historike e Nju-Jorkut beson se piktura i përket artistit Picasso për shkak të ngjashmërisë së saj me perden e skenës që ai përgatiti për baletin me të njëjtin emër, të interpretuar në Londër.

Ueb-faqja “liveauctioneers.com”, një nga platformat e ankandit në internet, njoftoi se piktura është shitur për 150 mijë dollarë. Përveç kësaj, blerësi pagoi 24 për qind të çmimit të pikturës. Platforma e cila nuk përmendi emrin e blerësit dhe shitësit, lëshoi një deklaratë ku thuhet se piktura u gjet në sirtarin e shtëpisë.

“Kjo pikturë u gjet në një shtëpi në pronësi të hallës time të madhe. Disa piktura, përfshirë këtë, të cilat u mbajtën në një sirtar për 50 vjet, iu lanë fillimisht babait tim dhe pastaj mua”.

Blerësi do të ketë të paktën 120 ditë kohë për të verifikuar pikturën me “The Claude Picasso Administration” drejtuar nga djali i Picassos. /Shqip/

Exit mobile version