Telegrafi

Piktura e fëmijës që mban në dorë një infermiere lodër shitet për një shumë rekorde prej 23 milionë dollarësh

‘Game Changer’, një dedikim bardh e zi për punonjësit e kujdesit shëndetësor vlerësuar fillimisht në mes të 2.5 milionë dhe 3.5 milionë, është shitur në shtëpinë e ankandeve Christie’s me një shifër rekorde prej 23 milion dollarësh.

Vepra e artistit britanik në rrugë Banksy u shit në ankand të martën me një çmim rekord prej afër 23 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen shërbimit shëndetësor britanik, i cili është nën presion të fortë nga pandemia e coronavirusit, shkruan CNN.

‘Game Changer’, një dedikim bardh e zi për punonjësit e kujdesit shëndetësor që fillimisht vlerësohej mes 2.5 dhe 3.5 milionë euro, u shit në shtëpinë e ankandeve Christie’s 23 milion dollarë, dhe kjo tejkalon rekordin e mëparshëm të Banksy mbajtur nga “Parlamenti i Monkeyve”, një kanavacë që përfaqëson majmunët që debatojnë në Parlamentin Britanik, e shitur në 2018 gjatë debateve për Brexit për 11.5 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Drejtuesi i ankandit falënderoi Banksy për “gjestin e mahnitshëm” dhe kujtoi se shumica e parave do të përdoreshin për përfitimet e stafit mjekësor dhe pacientëve të një spitali në Southampton, në jug të Anglisë.

Piktura ‘Game Changer’ përmban një djalë që hedh kukullat Batman dhe Superman në plehra dhe luan me një kukull që përfaqëson një infermiere me një maskë mbrojtëse në fytyrën e saj.

“Game Changer përfaqëson një dritë shprese për stafin dhe pacientët në spitalin Southampton dhe artisti donte të shiste pikturën në ankand në favor të spitalit”, shpjegoi Drejtori i Shitjeve i Christie’s Katharine Arnold. /Telegrafi/