Site icon Telegrafi

Piktura e Leonardos shitet për 450.3 milionë dollarë

Piktura e famshme e Krishtit – “Salvator Mundi”, punuar nga Leonardo Da Vinci – u shit për një shifër rekord prej 450.3 milionë dollarëve, në aknkandin e organizuar nga “Christie’s” në Nju-Jork.

Piktura e zbuluar kohët e fundit, ka marrë katërfishin e vlerësimit që u bë para shitjes. Rekordi i fundit për pikturën më të shtrenjtë ishte për “Les Femmes D’Alger” të Pablo Picassos, që u shit për 179.4 milionë dollarë.

Piktura e famshme e krishtit “Salvator Mundi”, nga Leonardo Da Vinci (REUTERS)

“Salvator Mundi” (Shpëtimtari i botës) u ble nga një person i paidentifikuar që ofertën e bënte nëpërmjet telefonit – pas një gare prej gati 20 minutash.

Piktura “Salvator Mundi” (Foto: REUTERS)

“Është një pikturë përtej çdo gjëje që kam trajtuar ndonjëherë”, tha Jussi Pylkkänen, nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”.

I regjistruar së pari në koleksionin privat të Mbretit Charles I, piktura u shit në një ankand në vitin 1763, përpara se të zhdukej – deri në vitin 1900. Piktura u shit sërish më 1958, si vepër e nxënësve të Leonardos, Giovanni dhe Antonio Boltraffio. Më 2011 zbulohet e vërteta e autorësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version