Telegrafi

Piknogenoli lufton alergjinë

Në studim kanë marrë pjesë 19 persona gjysma e të cilëve në periudhë prej pesë deri në tetë javë para sezonit të alergjisë si pasojë e lulëzimit të bimëve, kanë konsumuar piknogenol, ndërsa pjesa tjetër placebo (substancë pa efekt).

Konsumi i piknogenolit te personat e eksperimentuar ka ulur simptomat e alergjisë në sy për 35% në krahasim me grupin që kanë përdorë placebo. Simptomat e alergjisë të cilat kanë prekur hapësirën e hundës, me anë të përdorimit të piknogenolit janë ulur për 20%.

Piknogenol lehtëson simptomat e alergjisë nëse merret së paku 5 javë para fillimit të sezonit të lulëzimit të bimëve. /Telegrafi/