Site icon Telegrafi

Piklat në fytyrë janë më të zakonshme te vajzat me lëkurë të shndritshme dhe flokë të kuq

Dreamstime

Nxirrni në pah bukurinë natyrale

Trendët e bukurisë kohët e fundit dëshirojnë të dalin në pah, andaj vajzat shpesh vizatojnë pikla në fytyrë si pjesë e dukjes së grimit.

Zbukurime shumë të zakonshme të lëkurës janë piklat, të cilat më së shpeshti shfaqen në tenin e shndritshëm dhe te njerëzit të cilët kanë flokë biond natyral apo flokë të kuq, transmeton Telegrafi.

Shfaqen për shkak të prodhimit të tepruar të melaninës dhe janë tërësisht të parrezikshme. Bëhen më të theksuara me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, ndërsa dimrit janë më pak të dukshme.

Piklat trashëgohen gjenetikisht, por nuk ndodhin që nga lindja. Nuk ka asnjë foshnjë me pikla.

Pikla mund të kenë edhe personat me lëkurë më të errët, dhe ato janë një shesë shumë simpatike në fytyrë.

Tani theksoni bukurinë e tyre natyrale, ose komplimentoni dikë me njolla.

/Telegrafi/

Exit mobile version