Site icon Telegrafi

Pikëpagesat rrugore në Maqedoni, një zhvatje për qytetarët që organizohet nga shteti (Video)

Pikëpagesat rrugore në Maqedoni janë shndërruar në një vjedhës klasik të qytetarëve dhe shprazjen e xhepave të tyre në emër të ”mirëmbajtjes së rrugëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emisioni ”Gjurmë” i televizionit Shenja e ka pasur si temë kryesore zhvatjen e parave të qytetarëve nga shteti, i organizuar në një formë ligjore, pra nëpërmjet pikëpagesave rrugore të cilat mbushin buxhetin e shtetit çdo ditë, çdo minut por edhe çdo sekond.

Nga ana tjetër, paratë e inkasuar nga qytetarët nuk dihen se ku përfundojnë. Qëllimi i inkasimit të mjeteve nga qytetarët nuk realizohet pasi të njejtat nuk investohen në rrugët e Maqedonisë. Këtë e tregojnë edhe aksidentet që shpesh vijnë nga cilësia e keqe e rrugëve ku edhe rrezikohet siguria e vozitësve./Telegrafi/

Exit mobile version