Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nga fillimi i këtij viti, deri në fund të muajit korrik ka mbledhur 1,434,012,798 denarë apo 23,5 milionë euro ose 3.97% më shumë nëse krahason me vitin paraprak.
Nga të gjithë pikëpagesat kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, por së shumti rritje në të hyra kanë Romanovce, Sopoti dhe Otovica, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo ndërmarrje publike thonë se projektimet janë rritja e vazhdueshme e të hyrave dhe se deri në fund të këtij viti do të ketë rekord që nga ekzistimi 32 vjeçar i pikëpagesave.
Tek të hyrat përfshihen edhe mjetet e realizuara nga shitja e pajisjeve elektronike dhe mbushja e tyre. Që kur nisi pagesa elektronike para një muaj janë shitur 6.735 kartela. Nga kjo shitje janë realizuar 3.206.8000 denarë ndërsa nga mbushja 21.107.315 denarë.
Në periudhën e ardhshme do të ndërtohen dy pikëpagesa të reja në autostradën Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Stip. Pagesa elektronike do të vendoset edhe në pikëpagesat e Korridorit 8 (Milldinovci, Glumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar)./Telegrafi/