Telegrafi

I pikëlluar me shkarkimin, por Solskjaer nuk ngurroi të dilte nga makina dhe ta përqafonte tifozin e Unitedit

Ole Gunnar Solskjaer i tha një tifozi të Manchester United se ka qenë “një nder” të menaxhonte klubin e futbollit.

U njoftua të dielën në mëngjes se norvegjezi kishte ndarë rrugët me skuadrën e Ligës Premier pas një humbjeje poshtëruese 4-1 kundër Watfordit në Vicarage Road.

Lexo po ashtu “A është sot dita e gënjeshtrave?” – Luis Enrique reagon ndaj lajmeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin

Ai e kaloi mëngjesin duke u thënë lamtumirën lojtarëve dhe stafit në Carrington dhe, vetëm pak minuta pasi u largua nga terreni stërvitor, ai u takua me tifozin e United, Luke.

Në një bisedë emocionale me Sellers, norvegjezi tha se ishte një nder të menaxhonte Unitedin pasi mori drejtimin në dhjetor të vitit 2018 pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Lexo po ashtu Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United

Pak çaste më vonë, Solskjaer doli nga Range Roveri i tij i zi për të përqafuar tifozin, i cili shkroi në Twitter: “Ky përqafim është nga të gjithë ne që kemi qëndruar pranë tij”.

Imazhi prekës që atëherë është bërë virale në mediat sociale, me shumë tifozë të United duke i bërë nderime trajnerit 48-vjeçar. /Telegrafi/