Futbolli rumun është në zi pasi dy ditë më parë ndërroi jetë mesfushori Patrick Ekeng.
Kamerunasi disa minuta më herët u fut në lojë, ndërsa në minutën e 73-të pësoi një sulm duke mbetur i shtrirë në fushë.
Ndihma e shpejtë erdhi dhe e dërguan në spital atë, mirëpo ishte e kot pasi lojtari nga Kameruni ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.
Ndeshja e Dinamo Bukureshtit ku lojtari u aktivizua përfundoi me barazim 3:3, ndërsa lojtarët dhe të gjithë të pranishmit në stadium e kuptuan lajmin për vdekjen e shokut të skuadrës.
Lotët askush nuk mund t’i ndalte pasi nuk besonin se shoku i skuadrës më nuk jeton. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Xl8zZ6Aj0jo