Telegrafi

Pikëllimi i Haxhi Krasniqit dhe momenti kur partnerja e ngushëlloi pas humbjes (Foto/Video)

Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi nuk ia doli të fitonte kundër Arthur Abraham.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, pas 12 raundeve, junikasi pësoi disfatë nga armeni që jeton në Gjermani, e cila nuk u prit mirë.

Pikëllimi i Haxhi Krasniqit ishte i madh (YouTube)

Në një insert të publikuar nga mediat gjermane pas ndeshjes, Robini duket i shumë i dëshpëruar teksa pranë ka të dashurën e tij, Heidi Lushtaku, në paraqitjen e parë të përbashkët, transmeton Prive.al.

Lexo po ashtu Haxhi Robin Krasniqi mposhtet nga Abrahami në WBO (Foto/Video)

Bukuroshja nga Drenica e ka përcjellë të dashurin edhe gjatë meçit duke tërhequr vëmendjen e mediave shkaku i emocioneve të shumta me të cilat ka ndjekur raundet.

Heidi është mbesa e Sami Lushtakut, e cila bën karrierë në Zvicër (YouTube)

Më poshtë mund ta shikoni videon, në të cilën Heidi i qëndron pranë partnerit të saj në momentin e vështirë pas humbjes.