Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi nuk ia doli të fitonte kundër Arthur Abraham.
Me vendim unanim të gjyqtarëve, pas 12 raundeve, junikasi pësoi disfatë nga armeni që jeton në Gjermani, e cila nuk u prit mirë.
Në një insert të publikuar nga mediat gjermane pas ndeshjes, Robini duket i shumë i dëshpëruar teksa pranë ka të dashurën e tij, Heidi Lushtaku, në paraqitjen e parë të përbashkët, transmeton Prive.al.
Bukuroshja nga Drenica e ka përcjellë të dashurin edhe gjatë meçit duke tërhequr vëmendjen e mediave shkaku i emocioneve të shumta me të cilat ka ndjekur raundet.
Më poshtë mund ta shikoni videon, në të cilën Heidi i qëndron pranë partnerit të saj në momentin e vështirë pas humbjes.
https://www.youtube.com/watch?v=OUwOaIaTsG4