Telegrafi

Pikë të reja për Vushtrrinë dhe Ferizajn në Superligën e hendbollit

(Foto: Nikollë Quni/kosovahandball.info)

Vushtrria e Ferizaj kanë fituar pikët në ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Skuadra e Vushtrrisë fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat të lartë, 62-17.

Falë këtij triumfi, Vushtrria është e dyta në renditje me 26 pikë, katër më pak se lideri, Istogu. Drita është në pritje të pikëve të para.

Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër. Ferizaj e priti Vëllaznimin e Gjakovës. Ferizajaset fituan me rezultat 41-28.

Ferizaj mban vendin e katërt me 22 pikë. Vëllaznimi është i teti me tetë pikë.