Real Madridi e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për gol për të dyja skuadrat nuk munguan.
45 minutëshi i dytë filloi më furishëm, me Los Blancos që ishin më kërkues dhe ia dolën të realizonin dy gola.
Ishte fillimisht Sergio Ramos ai që shënoi në minutën e 50-të nga penalltia, për t’i dhënë epërsinë Real Madridin.
Por, Socedadi nuk u zmbraps, pasi arriti të shënonte me Adnan Januzajn në minutën e 69-të me një super-gol, por që ajo u anulua nga gjyqtari i anësor, shkaku që një bashkëlojtar i anësorit shqiptar kishte bllokuar pamjen për Thibaut Courtois.
Madrilenët përfituan nga shpërqendrim i vendasve dhe arritën të shënonin me anë të Karim Benzemas (70’) që u asistua nga Fede Valverde.
Sociedadi insistoi që të shënonte së paku një gol dhe atë e arriti në minutën e 84-të me anë të Mikel Merinos.
Real Madridi arriti të fitojë këtë përballje dhe po ashtu mori kreun e tabelës me 65 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë, ndërsa në javën e 31-të do të takohen me Mallorcan. /Telegrafi/