Pas fitores së shënuar ndaj Prishtinës me rezultat 1:0, trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, është shprehur i kënaqur me fitoren e shumëpritur.
“Është e vërtet që është kënaqësi e madhe dhe që më ndodhi mua si trajner (sqarim: për fitoren e Dritës pas 12-vitesh kundër Prishtinës), që të mposhtim Prishtinën, sepse ka kohë që po pritej. Por, në këtë moment me rëndësi janë pikët, se sa ajo statistikë”.
“Ajo statistikë ndoshta mund të përmendet më vonë, por për momentin vlerën e kanë më të mëdha pikët. Sa i përket ndeshjes, kemi pasur momente shumë të mira, por ka pasur edhe momente kur Prishtina na vuri në shumë vështirësi, e ndoshta një përqendrim i vogël i tyre do të mund të na ndëshkonin”.
“Por, lojtarët tonë luftuan shumë, e që jemi marr vesh që pavarësisht rezultatit, edhe atë në Mitrovicë nga gjyqtari, se është një maratonë i gjatë dhe pavarësisht edhe rezultatit të sotëm, duhet të jemi të bashkuar e të luftojmë dhe këtë sot e dëshmuam dhe shpresoj të vazhdojmë edhe tutje njëjtë”, tha Pajaziti pas ndeshjes.