Site icon Telegrafi

Pikë e re për taksa rrugore me vlerë 1.4 milionë euro në autostradën Demir Kapi – Smokvicë

Sipas shpalljes së Byrosë për furnizime publike, pika e re pagesore për taksa rrugore “Miravci”, e cila duhet të fillojë të ndërtohet në autostradën e re Demir Kapi – Smokvicë, si një nga tre pikat e reja që duhet të vendosen në këtë seksion të autostradës, do të kushtojë 90 milionë denarë, ose përfarësisht 1.4 milionë euro.

Ky lloj i kontratës për furnizime publike parasheh procedurë ndërtimi me afat 3 vjeçar për përfundim, ose më saktësisht 37 muaj. Porositës i kontratës është Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore dhe kriter kryesor për zgjedhje të kryerësit të projektit do të jetë çmimi më i lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimi i autostradës në gjatësi prej 28 kilometrash filloi në shtator të vitit 2012 dhe financohet me grant të Komisionit Evropian, borxh nga Banka evropiane e investimeve dhe nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, me 6 milionë shtesë nga buxheti i shtetit. Me lëshimin në përdorim të kësaj pjese, përmbyllet zgjidhja rrugore e pjesës së Korridorit 10 që kalon nëpër Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version