Telegrafi

Pikë e re e Qendrës së Mjekësisë Urgjente

Qendra e Mjekësisë Urgjente, për ta rritur efikasitetin e punës dhe për ta shpejtuar kohën e intervenimit ka hapur nga sot edhe një pikë të re.

Pika e re është vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe do të ofrojë shërbime 24/7 në terren.

Mesatarja e shpejtësisë së reagimit aktualisht është 6 minuta nga momenti i thirrjes, por me hapjen e pikës së re pritet që të bie edhe më tutje.  /Telegrafi/