Site icon Telegrafi

Pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinë ende të mbyllura, në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë pritjet deri në 20 minuta

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të entjen pasdite dy pika kufitare Jarinë dhe Bërnjak, vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolona e automjeteve për hyrjë në Kosovë është 50 metra, ndërsa në dalje, 100 metra.

Ndërsa në pikën kufitare Muçibabë, është krijuar kolonë 100 metërshe e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova.

Pikat tjera kufitare janë janë kryesisht pa pritje të gjata.

Ky lajm është publikuar pas përditësimit të të dhënave në MPB nga Qendra për Menaxhim Kufitar.

Andaj, kohë pas kohe mund të ketë ndryshime tek pikat kufitare./Telegrafi/

Exit mobile version