Telegrafi

Pikat doganore me Serbinë dhe kontrabanda, drejt vënies nën kontroll

“Ka një numër prej 15 policësh në portën 1 dhe 16 policë në atë 31. Komunikimi është më i mirë edhe ka shkëmbim të informatave me policinë ndërkombëtare”, tha Smakaj.

Policia Doganore e Kosovës vetëm gjatë viti 2008 është ballafaquar me 12 mijë raste të ndryshme si, arrestime, kalim të paautorizuar të kufirit, kontrabandim me emigrantë, me qenie njerëzore, raste me dokumente të konfiskuara, posedim të narkotikëve, posedim armësh etj, ndërsa, raporton se ka sinjale të përmirësimit të gjendjes në portat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Duke i veçuar rastet nga më të ndryshimet, Smakaj tha se ata janë ndeshur me 617 raste arrestime, 141 raste të personave të ndaluar, 62 raste kalim të paautorizuar të kufirit, 18 raste kontrabandim me emigrantë, 7 raste me qenie njerëzore, 141 raste me dokumente të konfiskuara, 5 raste me posedime të narkotikëve dhe raste të shumta posedim armësh.

“Ne kemi pasur edhe raste tjera si 2840 raste të personave të refuzuar në hyrje dhe dalje të shtetit, 1749 raste të refuzimit të automjeteve të hyrjeve dalje në shtet, 320 raste të personave që janë depërtuar nga dhe prej Kosovës, dhe prej shteteve të jashtme në Kosovë si dhe 215 raste kontrabandim me mallra”, tha Smakaj./telegrafi/