Telegrafi

“Pikantet” joshëse të “Duelit botëror” të RTV Dukagjinit

Kampionati botëror ka mbyllur siparin e ditës së gjashtë të zhvillimit në shtetin rus.

Një format më ndryshe në televizionet kosovare po shfaqet në RTV Dukagjini, “Dueli botëror” ku çdo mbrëmje po ka mysafirë të sferave të ndryshme të jetës.

Pos moderatorëve Fisnik Zymit dhe Arta Nitajt, edhe dy femra simpatike po i japin hijeshi më tepër shout televiziv.

Bëhet fjalë për bukuroshet Erza Brahushin dhe Laura Gurin, të cilat çdo natë po sjellin lajmet interesante dhe kuriozitete të ndryshme në emision sportiv.

Laura kishte veshur një këmishë rozë me xhinse të shkurtra dhe syze gjersa Erza shkëlqeu me kostum të zi me vija të bardha, kombinuar me atlete te bardha.

Bukuroshet, të cilat po njihen edhe si “Pikantet”, do t’i shohim edhe gjatë 24 ditëve të ardhshme deri në përfundim të Kupës së Botës me fillim në ora 22:30 në RTV Dukagjini.

Ndryshe, Brahushin dhe Gurin do ta shohim edhe pas kampionatit botëror në emisione të ndryshme të televizionit të lartcekur. /Telegrafi/