Telegrafi

“Pika G” tanimë e shkuar… “Pika O” i sjell shumë më shumë kënaqësi femrës

Edhe këtë kohë meshkujt e femrat mbeten kureshtarë për ekzistencën e njërës nga zonat më të njohura erogjene në trupin e femrës, pikën G.

Pavarësisht literaturave të shumta për praktikat seksuale rreth trupit të femrës, siç duket ekziston një pikë tjetër e fshehtë në trupin e femrës, pikë e cila gjendet menjëherë prapa zverkut.  Në një episod të Conan, Dr. Jennifer Berman, eksperte e shëndetit seksual, urologe dhe specialiste e mjekësisë së seksualitetit të femrave, shpjegon se si ta gjeni pikën O, dhe si ta stimuloni atë për të fituar kënaqësi, transmeton Telegrafi.

“Pika O gjendet më thellë në vagjinë dhe prapa zverkut”, tregon Berman në video.

Berman rekomandon t’i përdorni gishtërinjtë e gjatë për t’i futur në vagjinë, pasi që ashtu mund tastimuloni atë zonë me duart tuaja.

Është shumë e rëndësishme që fillimisht femra të jetë e eksituar gjatë këtij procesi, dhe ekspertja e seksit sugjeron stimulim me dorë, lodër erotike apo edhe me penis.

“Nuk mund ta arrini atë pikë vetëm duke i futur gishtërinjtë, pa stimuluar fillimisht”, tregon Berman.

Dr. Charles Runels, beson në ekzistencën e pikës O, jo të asaj G.

Sidoqoftë, pavarësisht se në cilën pikë besoni, është mirë të dini si ta stimuloni partnerin tuaj për t’i përmbushur nevojat seksuale. /Telegrafi/